Zimbabve, vritet rinoceronti i zi, ndër më të rrallët në botë

Ntombi, një rinoceront i zi, pjesë e listës së kafshëve në rrezik zhdukjeje, është qëlluar dhe plagosur rëndë nga kontrabanduesit në parkun kombëtar "Matopo" në Zimbabve por autoritetet thanë se e kishin të pamundur që të shpëtonin kafshën ndaj e kishin vënë në gjumë.Parku kombëtar i Zimbabve dhe Autoriteti për mbrojtjen e kafshëve tha për mediat përmes një njoftimi se:"Rinoceronti u qëllua me 3 plumba në tre këmbë të ndryshme dhe me një tjetër pranë qafës. Kafshë qëndroi për disa orë i palëvizshëm dhe e kishte të pamundur për tu ngritur sërish në këmbë, aq sa e pati të pamundur të konsumojë ujë dhe ushqim".Këlyshi i Ntombi nuk është parë më në qarkullim që pas vdekjes së nënës së tij.Ky park, i cili mbrohet nga UNESCO, është një nga më të mëdhenjt, shtëpi e rinocerontëve të mëdhenj të zi e të bardhë, të cilët jetojnë sipas një programi intensiv ushqimi.Sipas një raporti zyrtar, mbi 150 rinocerontë janë vrarë nga kontrabanduesit, gjuetarët e paligjshëm gjatë vitit 2015, më shumë se dyfish i vitit 2014.Në mbarë botën, në jetë kanë mbetur më pak se 5 mijë rinocerontë të zinj, prej të cilëve 800 në Zimbabve./Oranews.tv/