Indi, William dhe Kate shijojnë safarin në parkun kombëtar

Duka dhe Dukesha e Kembrxih, princi William dhe Kate Middleton, vijojnë pushimet e tyre në Indi, këtë herë duke kaluar një ditë të këndshme. Cifti i famshëm mbretëror kanë bërë një tur në Parkun Kombëtar të Kaziranga.Kaziranga, që gjendet në shtetin Assam në veriperëndim të Indisë, është shtëpi e popullsisë më të madhe të rinocerontëve.Gjatë safarit të tyre, ëilliam dhe kate panë nga afër rinocerontët si dhe kafshët e tjera të egra që gjenden në parkun në një hapësirë prej 430 km.Më pas ata biseduan edhe me zyrtarët e pyllit."U ndjemë shumë mirë që princi erdhi të vizitojë parkun. Jemi me fat që biseduam me princin, ai na pyeti rreth problemeve me të cilat ne përballemi dhe ndamë me të eksperiencën tonë" tha zyrtari i pyllit, Salim Ahmad.Rinoceronti i dobët është një specie e rrallë rinoceronti dhe është vetëm një nga 5 të tilla që ekzistojnë ende sot në botë.Sipas grupit për mbrojtjen e kafshëve, sot në botë ka më pak se 3 mijë rinocerontë. Ata gjenden më së shumti në verilindje të Indisë dhe disa qindra gjenden në fqinjin e saj, Nepal.Brenda në pyllin në Kaziranga, rinocerontët jetojnë në këneta, pyjet dhe mes gjelbërimit e barit të gjatë, larg syve të gjuetarëve ilegalë.331B63CA00000578-3536336-image-a-86_1460483149208 331B6C4500000578-3536336-image-m-85_1460483139335 331B814400000578-3536336-image-m-90_1460483248242 331AC3F900000578-3536336-image-a-37_1460480232330 331AB3C100000578-3536336-The_Royal_couple_pictured_smiled_and_pointed_at_the_boy_as_he_mo-a-69_1460482636429 331B8D8B00000578-3536336-image-a-70_1460482636683 331B6B4500000578-3536336-image-a-41_1460481856560 331A68AF00000578-3536336-image-a-24_1460480163312 331A68DB00000578-3536336-image-a-26_1460480168734 331B731700000578-3536336-image-a-44_1460481908084 331BC7E600000578-3536336-image-a-91_1460484529985 331BCA0900000578-3536336-image-a-99_1460484826034 331BCA0500000578-3536336-image-a-97_1460484773866 331A68EC00000578-3536336-image-a-28_1460480179513