Kaliforni, gropa 15 m e thellë hapet papritur në mes të rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2016, 17:15
Një video e publikuar orët e fundit në rrjetet sociale në internet shfaq mënyrën sesi brenda pak sekondave një gropë e madhe hapet krejt papritur në mes të një rruge në qendër të Kalifornisë.Pamjet janë publikuar më pas edhe nga policia në qytetin Madera në qendër të Kalifornisë.Fillimisht në rrugë janë shfaqur shenja shembjeje dhe brenda pak sekonda rruga nis të thërmohet e gjitha, duke krijuar një gropë të madhe deri në 15 metra të thellë.Është ende i paqartë shkaku që shkaktoi kolapsin por dyshohet se është shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të javëve të fundit./Oranews.tv/