Kore e Jugut, të moshuarëve iu blihej vota me Viagra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2016, 14:54
Të moshuarëve në Korenë e Jugut supozohet se iu është dhënë Viagra në mënyrë për t’ju blerë votat në zgjedhjet parlamentare.Kjo mënyrë e cuditshme blerjeje vote ka ndodhur në qytetin Suwon, 30 kilometra larg kryeqytetit të Seulit.Prokuroria e qytetit të Suwon ka hapur një hetim kundër kandidatit që dyshohet se jepte Viagran në këmbim të votës.“Ende duhet që të konfirmojmë vërtetësinë e akuzave. Nëse këto akuza vërtetohen konstatojmë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave zgjedhore”, zëdhënësi i Prokurorisë së qytetit në Suwon .Blerja e votave në Korenë e Jugut është e dënueshme. Dënimi mund të jetë pesë ose më shumë vjet burg ose edhe me para, prej shumës nga 7600 euro./oranews.tv/