Keni milingona në shtëpi? Ja si t’i largoni ato
Pranvera dhe vera vijnë në shtëpinë tonë sëbashku me milingonat.Të tërhequra nga aroma e ushqimit këto insekte shpesh popullojnë kuzhinën dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë.Megjithatë për të eleminuar mysafirët e padëshiruar ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllyr mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.Nëse tanimë milingonat kanë pushtuar shtëpinë tuaj mund t’i spërkatni ato me kanellë, spec diegës dhe hudhër.Uji dhe sapuni jo vetëm që i largojnë insektet por gjithashtu eleminojnë mundësitë që ata të kthehen sërish, po ashtu edhe limoni.Në rast se numri i milingonave në shtëpinë tuaj është i madh, duhet të përdorni miell misri të përzier me ujë. Në këtë mënyrë insektet do të ushqehen me këtë përzierje që i enjt stomakun duke i vrarë përfundimisht ato./Oranews.tv/