Farëzim artificial tek breshkat në rrezik zhdukjeje
Ekspertët kinezë dhe ata të huaj kanë mbjellë në mënyrë artificiale një breshkë femër, në përpjekje për të shmangur specien në rrezik zhdukjeje në provincën lindore Jiangsu në Kinë.Vetëm 4 breshka Rafetus apo breshka gjigande Yangtze kanë mbetur në mbarë botën. Një çift prej tyre, nga të cilat njëra është breshka më e madhe femër që ekziston nga ky lloj, jetojnë në Kinë.Breshka mashkull është mbi 100 vjeçar dhe breshka femër është 80 vjeç. Ato jetojnë të dy bashkë në një kopësht zoologjik në qytetin Suzhpu për 7 vjet por pa asnjë mundësi riprodhimi.Ekspertët kinezë vendosën të mbjellin artificialisht femrën me farën e një mashkulli. Operacioni është kritik për mbijetesën e specieve dhe realizohet me një teknikë kirurgjikale invazive.Këto breshka gjigande janë me origjinë nga liqeni "Taihu" dhe kanë jetuar për më shumë se 270 milionë vjet. Ato mund të jetojnë edhe deri në 300 vjet dhe peshojnë më shumë se 100 kg.Këto breshka janë kafsha më e mbrojtur me ligj në Kinë dhe konsiderohen si specia më në rrezik zhdukjeje./Oranews.tv/