Britney Spears kërkon tre bashkëpunime me Nicki Minaj për albumin e ri
Lajme të mira për te gjithë adhuruesit e muzikës së Britney Spears. Pas suksesit me albumin ‘Britney Jean’ vitin 2013, tashmë këngëtarja po punon me këngë të reja për të publikuar shumë shpejt një tjetër album.Mësohet se këngëtarja amerikane është shumë e interesuar që të ketë në album edhe bashkëpunime me Nicki Minaj.Një burim thotë për Hollywoodlife:"Britney kërkon me patjetër që të bëjë duete me Nicki për albumin e saj të ri. Tani i ka dërguar Nickit disa këngë, sepse në një pjesë Britney dëshiron që Nicki të këndojë rrep".Por Spears nuk është e kënaqur vetëm me një këngë, ajo i ka dërguar tre, dhe po përpiqet t'i mbushë mendjen të jetë tek të treja.Po ashtu informatori shton se të dyja po zgjedhin bashkë një këngë që do të jetë më e përshtatshmja që ka bëjnë klip.
/Oranews.tv/