Sherr për vendin e parkimit, prifti rreh brutalisht biznesmenin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 20:26
Video e një burri të veshur si prift ortodoks që shfaqet duke rrahur një person tjetër në Novosibirsk të Rusisë është bërë virale në internet.Përdoruesit besojnë se ai është me të vërtetë një përfaqësues i kishës.Klipi tregon se si dy personat, të identifikuar si ish kryemurgu Feodosy dhe vëllai i tij, sulmojnë në mënyrë brutale viktimën duke e goditur atë me grushta në kokë.Incidenti ndodhi ditën e dielë pasi makina e biznesmenit Vadim Maltsev në parkimin e një qendreje tregtare i kishte bllokuar hyrjen priftit.Biznesmeni pranoi se ai u sulmua gjithashtu me një kryq ortodoks që Feodosy mbante në qafë.Të dy palët ngritën akuza në polici ndaj njëri tjetrit për dhunën e ushtruar.
/Oranews.tv/