Francë, gjendet pas 150 vitesh piktura e Caravaggio-s
Një pikturë e zbuluar 2 vjet më parë, në papafingon e shkatërruar e të rrënuar të një ndërtese në jug të Francës, është e mjeshtrit italian Caravaggio dhe vlen jo pak por plot 120 milionë euro. Lajmi u bë publik nga ekspertët e fushës.Piktura e quajtur "Judith Beheading Holofernes", ka qëndruar e fshehur aty për më shumë se 150 vjet, bënë të ditur anëtarëte firmës Eric Turquin, teksa ishin gati për të filluar rikostruksionin e ndërtesës pa qënë në dijeni të ekzistencës së saj."Pronarët e shtëpisë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së kësaj pikture, ata nuk e dinin fare që e kishin atë sepse e kishin gjetur atë aty, në papafingo dhe aty e kishin lënë. Punëtorët e patën të vështirë të arrinin deri në majën e papafingos, me frikën se mos e prishnin, më pas arritën të thyejnë derën dhe pas saj qëndronte piktura. Ishte e pabesueshme" tha Eric Turquin për Reuters.Menjëherë familja telefonoi ekepsrtët e fushës për të bërë vlerësimin e saj me rreze infra të kuqe dhe me eksperimente të tjera.Piktura, ndonëse ka qëndruar e fshehur për shumë dekada, është e njohur në mbarë botën për shkak të një kopjeje të shpërndarë nga Louis Finson dhe falë një letre bashkëkohore të shëprndarë për adhuruesit e artit në të cilën përshkruhet piktura, ndonëse ajo është shumë e vjetër, realizuar në vitin 1600."Një piktor është si ne, duhet të ketë taktika, dhe ju keni të gjithë taktikën e Caravaggio në këtë pikturë. Aq taktikë, sa për të qënë të sigurtë se kjo është dora e tij, se ky është krijimi i një artisti të madh" tha Turquin.Firmat e famshme kryesisht ato franceze të ekspertëve janë tashmë në një debat të hapur nëse piktura është origjinalja e Caravaggio apo jo ndonëse Turquin thotë se ajo nuk mund të jetë një kopje, sic kanë supozuar disa."Kjo pikturë është plot inovacion, është e mbushur me ndjenjë, me ndryshime, me shpikje dhe një njeri që kopjon nuk shpik. Ai që kopjon është besnik, është servil, është i thatë por kjo pikturë është krejt e kundërta. Kjo pikturë është pikturuar me shumë energji e për ta kuptuar këtë duhet të bëhesh pjesë e kësaj pikture, duhet ti afrohesh dhe të shohësh si qëndron" tha ai.Cmimi fillestar sipas ekspertëve është 120 milionë euro, ashtu sikurse Rembrandts u ble nga muzeu i Luvrit dhe Rijksmuseum në Amsterdam, për 160 mln euro.Kolegia e tij, Stephane Pinta tha se ky zbulim do ti bëjë njerëzit të vrapojnë për në Francë, për të parë nga afër realizimin me mjeshtëri të kësaj pikture të rrallë."Ajo cka është e mrekullueshme është fakti se kjo ngjarje ndodhi sot. 20 vjet më parë, 30, 50 vite më parë nuk ishte kaq e rrallë të gjeje piktura kaq të rëndësishme. Sot është vërtet e rrallë. Është bërë e rrallë sepse në këto 30 vitet e fundit, tregu i artit është bërë shumë aktiv, tregu kërkon për piktura, piktura të vjetra, të rëndësihme, të humbura, që nuk mundohej se ekzistonin më por që njiheshin vetëm përmes letrave" tha ai.Kjo pikturë është vlerësuar si "thesar kombëtar", një status që e mori nga autoritetet franceze, që nënkupton se tashmë kjo pikturë nuk mund të eksportohet asgjëkundi për së paku 30 muaj, për ti dhënë kohë të mjaftueshme muzeut kombëtar të bëjë vlerësimin real.