Planet vendore, 30 Bashki do nisin hartimin me mbështetjen e donatorëve
30 njësitë vendore do të hartojnë brenda këtij viti planet e tyre vendore të mbështetura nga donatorët. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkuan mbështjetje financiare dhe teknike të donatorëve për të ndihmuar në hartimin e këtij dokumenti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës paraqiti statistika optimiste për mbledhjen e taksave dhe detyrimeve të Bashkisë që për muajin mars arrijnë në nivelin 94%.30 Bashkitë në vend me mbështetjen financiare dhe burime njerëzore nga donatorët do të hartojnë planet e tyre vendore.Qeveria nëpërmjet një fondi prej 500 mln lekë ka mbështetur 26 njësi vendore në hartimin e planeve urbanistike, ndërsa 5 njësitë e tjera vendore janë mbështetur nga USAID.Eglantina Gjermeni: Mendojmë së angazhimi dhe përfshirja juaj në një skemë mbështetëse për këto 30 bashki, që ende nuk kanë nisur punën për hartimin e planeve të përgjithshme vendore, do të ishte edhe një garanci e shtuar për rritjen e kapaciteteve të stafeve të bashkive, duke sjellë dhe instaluar një frymë të re pune, dhe duke lënë të hapura mundësitë e mëvonshme për të jetësuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve”,- iu drejtua Ministrja Gjermeni donatorëve.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi dhe kreu i Shoqatës për Autonomi Vendore Erion Veliaj ftoi Bashkitë që drejtohen nga demokratët të jenë pjesë e Shoqatës dhe të bashkëpunojnë në hartimin e planeve përgjithshme vendore.Erion Veliaj: Jam i hapur gjithë ditën e gjithë natën që ne të unifikojmë shoqatat e bashkive. Ky është në rast tipik i asaj që them gjithnjë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë dhe besoj se më shumë bërtas e protestoj unë kundër qeverisë nga ku kam dalë se sa shumë kolegë që mund të kenë uniforma të ndryshme politike dhe besoj se është e udhës se përtej porosive dhe diktatit të partive ku jemi anëtarë, t’i përgjigjemi porosive dhe diktatit të publikut që na ka zgjedhur i cili do që qytetet të kenë plane urbane, Shqipëria të ecë përpara, qytetet të pastrohen, të shëndoshen ekonomikisht dhe besoj se kjo është kauzë tipike ku nuk ka sens të vazhdojë përçarja në llogore. Besoj të shfrytëzoj edhe këtë mundësi sot për të bërë një ftesë publike kolegëve të shoqatës 18 bashkive të tjera që të bashkohemi dhe ndoshta të përdorim këtë platformë si një mënyrë për të avokuar për ato 21 bashki të shoqatës sonë që janë pa një plan urbanistik dhe pa një donator apo edhe për 9 të tjera që kanë mbetur nga shoqata tjetër dhe kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara.Referuar administrimit të qytetit për mbledhjen e taksave dhe detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës paraqiti statistika optimiste për taksën e pronës dhe taksave të përfshira në faturën e UKT-së.Erion Veliaj: Falë një bashkëpunimi me USAID-in, me të cilin kemi lidhur një memorandum në mënyrë që taksat lokale të mblidhen me faturën e ujit, muaji mars ka qenë muaji i parë ku Bashkia e Tiranës ka mbledhur më shumë të ardhura nga parkingjet dhe nga taksa e pronës se sa nga taksa e infrastrukturës së ndërtimit. Kur morëm detyrën, taksa e pronës mblidhej në nivelin 7%. Brenda një muaji shkoi nga 7% në 94%, pra praktikisht të gjithë ata që kanë një faturë uji paguajnë taksën e pronës.Qeveria pritet të miratojë verën e këtij viti 3 plane të rëndësishme urbanistike; planin urbanistik kombëtar, atë për zonat bregdetare dhe planin ekonomik Tiranë-Durrës që ndryshe njihet si plani Durana.26 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA QEVERIA SHQIPTARE PËR PPVLezhë, Kurbin, Krujë, Kukës, Dibër, Durrës, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan,Skrapar, Gjirokastër, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korçë, Tiranë dhe Shkodër.5 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA USAID PËR PPVLushnjë, Elbasan, Berat, Kuçovë dhe Fier.30 BASHKITË KU PRITET HARTIMI I PLANEVE VENDOREMalësi e Madhe, Tropojë, Has, Fushë Arrës, Pukë, Vau Dejës, Mirditë, Bulqizë, Klos, Mat, Kamëz, Belsh, Peqin, Patos, Pustes, Gramsh, Maliq, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, Mallkastër, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Delvinë, Finiq.