Jane Fonda zbulon adoleshencën e saj të tmerrshme

Është 78-vjeç, dhe sërish Jane Fonda mund të konkurojë më së miri, femrat 20 vite më të reja se ajo. Aktorja të cilën gjithnjë e kemi parë në një formë të shkëlqyer, ka folur së fundmi për adoleshencën e saj aspak të lumtur.Jane gjithnjë ka vuajtur nga çrregullimi ushqimor, dhe shpesh ka bërë sjellje të çuditshme për të arritur masën e dëshiruar.Por ka qenë babai i saj ai që e çoi një fazë të tillë. Sigurisht ai nuk e bëri në mënyrë të drejtpërdrejtë.Jane thotë se gjithçka ai e bëri me anë të njerkave të saj. Nga pesë bashkëshortet që ai kishte gjithësej, vetëm tre janë përfshirë në këtë problem.Fonda shton: “Babai im dërgonte njerkën time që të më mësonte se si të humbja në peshë dhe të ngjaja më e bukur, që ateherë jam kthyer në një person të fiksuar. Madje më kujtohet që njëra nga njerkat e mia erdhi një ditë të më mësonte se si të ndryshoja fizikun tim, nëse me të vërtetë dëshiroja që të gjeja një të dashur”.Veprime të tilla, dhe këshillat e dhëna herë nga babai e herë nga njerkat, e kthyen aktoren Jane Fonda në një person të fiksuar me paraqitjen e jashtme, aq më vonë vuajti prej vitesh nga çrregullimi ushqimor.Jane e humbi nënën e saj në moshën 12-vjeçare, pasi ajo u vetëvra. Njësoj si aktorja, edhe nëna e saj ishte e fiksuar me mënyrën se si dukej, dhe kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale./Oranews.tv/