Kinë, tigri siberian sjell në jetë 4 këlyshë të vegjël
Një tigër siberian ka sjellë në jetë 4 këlyshë të vegjël, në pakun e tigrave siberianë në harbin, në privincën verilindore të Kinës, Heilongjiang.4 këlyshët e vegjël gëzojnë shëndet të plotë dhe pritet që për pak të shfaqen për herë të parë për publikun, ndoshta në fillim të muajit maj, sic thotë Ëang Zhanjun, kujdestar në këtë park."Në fakt ato duhet të ishin me nënën e tyre. Por ajo nuk i afron shumë, ndaj duhet ti ushqejmë në mënyrë artificiale dhe do ti bëjmë bashkë ndoshta me kalimin e ditëve" tha Ëang.Punonjësit e parkut thanë se po kujdesen për to me orare të caktuara si dhe i masin temperaturën në mënyrë të rregullt.Në këtë park, pritet që në ditët në vijim tigrat siberian të shtohen në numër."Tani kemi 30 tigra por pritte të shtohen. 2 tigrat pas meje pritet të lindin tani në prill. Por piku i sezonit të lindjeve është në maj dhe qershor" shtoi Wang.
