Hapet restoranti Hello Kitty në Shangai

Fansat e "Hello Kitty" në Kinë kanë patur mundësinë të provojnë ushqimet apo pijet e të parit restorant që mban emrin "Hello Kitty" hapur së fundmi në Shangai."Hello Kitty Bistro Bianco" është i pari restorant me këtë temë hapur në Kinë. Në të serviren një varietet ushqimesh nga perëndimi shoqëruar me dizajnet e Hello Kitty. Një kliente, 25 vjeçarja Liu Jiaqi, tha se ushqimi ishte shumë i mirë dhe shumë i këndshëm, aq sa të vinte keq ta hajë."Sa u futa në restorant mendova, o zot sa bukur, nga dekorimet e deri tek ushqimi, është gjithçka Hello Kitty. Ishte shumë këndshëm. Mendoj se shija për gjithçka ishte shumë e mirë, por kur i konsumon është e vështirë sepse janë shumë të bukura" tha ajo.Hello Kitty ka fansa në mbarë Kinën. Hapja e restorantit "Hello Kitty" në Hong Kong vititn e shkuar rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm.Ken Yumii, menaxher i Bistro Bianco, tha se qëllimi kryesor ishte që ky restorant të ishte i këndshëm."Për mua, satisfaksioni është në disa aspekte, që nga shijimi i ushqimit e më pas tek gjërat qoftë edhe detajet më të vogla në restorant. Këtë synojmë për klientët tanë, të jemi sa më të këndshëm, njësoj siç është natyra e Hello Kitty" tha Ken.Por pavarësisht gjithçkaje, një fanse e Hello Kitty, siç është Charlie Vang, tha se nuk ishte shumë e bindur se ky restorant përfaqësonte më së miri brendin e famshëm në të gjithë botën."Sinqerisht, mendoj se është një dështim, nuk ishte kjo pritshmëria ime sepse dizajni dhe stili i Hello Kitty, sic e shoh në dysheme nuk është autentik. Nuk është si Hello Kitty. Më duket më shumë si një restorant që ka ngecur mes disa dizajneve si Hello Kitty. Kërkesat e mia janë më të larta" tha ajo."Hello Kitty Bistro Bianco" mund t'i shërbejë njëkohësisht mbi 80 klientëve, është i hapur nga ora 11 e mëngjesit deri në 22 të mbrëmjes çdo ditë të javës dhe ka dy kate. Kati i dytë shërben vetëm për të ngrënë, ndërsa kati i parë për të luajtur, për të pirë diçka dhe për të shijuar pamjet e restorantit.Zyrtarisht restoranti është hapur në muajin janar të këtij viti dhe ende është në një periudhë apo fazë gjykimi. Pronarët e restorantit thonë se seksioni VIP ende nuk është hapur.32D61B9C00000578-3533810-image-a-58_1460377604415 32D61B7500000578-3533810-image-a-57_1460377595513 32D61BF900000578-3533810-image-a-60_1460377635590 32D61EAD00000578-3533810-image-a-61_1460377711490 330EB4AB00000578-3533810-image-a-38_1460374463246 330EB75600000578-3533810-image-a-26_1460374434467 330EBBE900000578-3533810-image-m-12_1460384662628  330F55F900000578-3533810-image-a-53_1460375814063/Oranews.tv/