Fansat e regbisë i këndojnë rojes së sigurimit që i ngjan Ed Sheeran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2016, 10:53
Një roje sigurimi që ngjante me Ed Sheeran ka shijuar pak momente fame në një ndeshje regbie kur fansat në tribunë vendosën t’i këndonin një nga hitet e këngëtarit anglez.Punonjësi i Irish Independent Park buzëqeshte me ndrojtje teksa admiruesit këndonin “Thinking Out Loud” ndërkohë që ai qëndronte pranë fushës së lojës.Performanca e improvizuar u filmua gjatë finales Munster Junioir Cup midis dy shkollave në Limerick, Irlandë.
/Oranews.tv/