Ryanair i kërkon turistëve britanikë të paguajnë 214 paund për tu kthyer në shtëpi

Linja ajrore Ryanair i ka kërkuar rreth 6 mijë paund në total një grup prej 28 pasagjerësh britanikë në Bruksel për të ndryshuar këtë mbrëmje fluturimet e tyre.Kryeqyteti i Belgjikës është goditur nga dy sulme terroriste, një në aeroportin Zavantem dhe stacionin e metrosë Mallbeek duke lënë të paktën 30 viktima.Duke iu adresuar parlamentit britanik Ministri Bill Esterson tha se një grup anglezësh po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi nga qyteti një ditë më para seç e kishin planifikuar dhe iu komunikua se fluturimet e reja do i kushtonin 214 paund secilit.“Jam kontaktuar nga disa prej zgjedhësve të mi të cilët janë në Bruksel, të cilët udhëtuan atje sot dhe po përpiqen të kthehen në shtëpi. Jam i sigurt ashtu si dhe shumë të tjerë. Linja ajërore Ryanair i tha se udhëtimi do i kushtonte 6 mijë paund për tu risjellë në këtë vend.Pyes veten nëse ministrat e tjerë mund të ndërhyjnë dhe t’i sugjerojnë Ryainar dhe agjensive të tjera që të gjithë përpjekjet janë bërë për të ndihmuar ata që duan të kthehen në këtë vend në një mënyrë të arsyeshme".Ryanair tha pë Independent se tarifat e larta u vendosën pasi kishte vetëm 28 vende të lira në fluturim. /Oranews.tv/