Ekzekutohet me armë zjarri vëllai i Gentian Beqirit
Sajmiri, 51-vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan është vëllai i Gentian Beqirit, i cili është vrarë më 15 gusht 2012 në banesën e tij ku ndodhej nën masën e arrestit shtëpie.Sajmir Beqiri u gjet i vrarë me armë zjarri pranë një lokali në lagjen “28 Nëntori” në afërsi të një pike karburanti, rreth orës 7:00 të 11 prillit 2016.Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë, pasi dëgjuan të shtëna me armë. Beqiri ishte babai i tre fëmijëve dhe pronar i një pike karburanti pranë lokalit ku ndodhi vrasja.Atentatoret e ndoqen me makine Disa burime jo zyrtare thonë se 50-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është ndjekur nga një tjetër makinë ku mendohet se kanë qenë atentatorët, të cilët i kanë kërkuar kthimin e detyrueshëm në lokal, më pas e kanë ekzekutuar.Ekspertë hetimorë nga Tirana kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje dhe dëshmitarë okularë, ndërsa në vendin e krimit, në rrugicën që të çon në lokalin e ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , janë gjetur edhe gëzhoja.Kush eshte Gentian Beqiri Gentian Beqiri, ishte njëri prej të akuzuarve nga prokuroria për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor të 2005. Gentjani u ekzekutua me pistoletë 'silenciator' në banesën e tij në katin e 8-të të pallatit në lagjen nr 10-të në Elbasan. Autorët kishin vrarë dhe të atin, Nezir Beqiri.Pista e hetimit": HasmeriaGazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj informon se një nga pistat e hetimit është dhe ajo e hasmërisë që kanë lidhje me një sërë krimesh të ndodhura ndër vite në këtë qytet.Zyrtarisht policia nuk jep asnjë detaj por emri i vëllait të Saimit del dhe në serinë e vrasjeve që kanë përfshirë këtë qytet. Floren Capja, i cili fillimisht u dyshua si njëri prej autorëve të vrasjes, së vëllait është një ndër 8 të plagosurit e masakrës së 3 shkurtit 2015, në Elbasan, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një lokali. Nga të shtënat mbetën të vrarë 3 personaNjoftimi paraprak i policisëNjoftohemi se sot më datë 11.04.2016, në Lagjen “28 Nëntori” në afërsi të një pike karburanti, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sajmir Beqiri, rreth 50 vjeç, banues në Elbasan,Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.A ka lidhje kjo ngjarje me masakrën e 3 shkurtit 2016? [caption id="attachment_720899" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Elbasan dhe viktima[/caption]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_720473" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_478611" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Gentjan Beqiri, i cili u vra ne 2012 ne banesen e tij[/caption][caption id="attachment_720472" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Elbasan[/caption]