“Dibra s'është për tu shitur”, dibranët kundër HEC-eve në Katund të Ri dhe Skavicë

Banorët e Dibrës dhe ambjentalistët kanë protestuar sërish për të kundërshtuar ndërtimin e Hidrocetralit të Skavicës dhe atij të Kantundit të ri me argumentin se dëmtohen pronat dhe mjedisi. Ata thonë se Qeveria shpërfilli interesat e tyre, duke i hapur rrugë ndërtimit të këtyre HEC-ve dhe paralajmëruan përshkallëzim të reagimit qytetar.Qindra banorë të Dibrës, Shoqata për mbrojtjen e luginës së Drinit të Zi, të mbështetur edhe nga kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës së Madhe kanë protestuar sot në bulevardin e Peshkopisë.Të grumbulluar para Pallatit të Kulturës, burra, gra dhe fëmijë mbanin në duar pankarta me mbishkrime: “Dibra nuk është për tu shitur”, “Pronat në Dibër, pazaret në Stamboll” , “Po Dibrës Jo Skavicës” .Në fjalën e tij kryetari i Shoqatës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi, shprehu pakënaqësinë nga të zgjedhurit vendorë dhe deputetët dibranë të cilët jo vetëm janë vënë në një linjë me Qeverinë, por as nuk dënjojnë ti dëgjojnë.Nazmi Drizi:Pushtetarë të cilëve ne u kemi dhënë votën, njerëzit që ne i kemi çuar në podiume dhe kolltuqet më të larta, njerëz që bredhin me makina me xhama të zinj janë ata që nuk na japin mundësinë as të dëgjohemi.Bashkim Mashkulli nga Dibra e Madhe iu drejtua qytetarëve duke u thënë se nuk ka dy Dibra, por një.Bashkim Mashkulli: “Siç mbrojtëm Radikën do të mbrojmë sëbashku luginën e Drinit të Zi dhe nuk do të lejojmë të ndërtojnë Hidrocentrale. Nëse Dibrën matanë kufirit e shkatërroi Qeveria jugosllave dhe më pas sllavo-maqedonasit, Dibrën këtu cila Qeveri do ta shkatërrojë për të mos ekzistuar më?!A ka ky qytet kryetar komune, a ka anëtarë të Këshillit Bashkiak, ku janë ata? Për tre shtëpi të shkuleshin duhej që gjithë Dibra të ishte këtu, jo 33 fshatra. 33 fshatra ti marrësh Dibrës është ta dënosh me vdekje”.Historiani Murat Koltraka  akuzoi Qeverinë dhe deputetët e zgjedhur se përveçse po bëjnë pazare me Dibrën, po e shpërfillin atë duke mos bërë asgjë transparente.Murat Koltraka: Diçka e rrezikshme për Dibrën po afrohet. Për fat të keq nuk kemi asnjë informacion zyrtar. Një indiferentizëm, shpërfillje dhe fyerje e rëndë për dibranët.Durim Kaba inxhinier pyjesh, sqaroi se Dibra njëherë u nda si pasojë e ndarjes së kufirit, tani me ndërtimin e HEC-eve, Dibra do të ndahet sërish në dy të tjera, praktikisht i bie që Dibra të shpërbëhet.Kaba thekson se Shqipëria ka nënshkruar Konvetën e ARHUSIT për mjedisin dhe ujërat, marrëveshje e cila nuk lejon asnjë shtet të vendosë pa miratimin e vetë banorëve të komunitetit.Durim Kaba:Dëmi nuk do jetë vetëm i familjeve që do përmbten, dëmi ekologjik do të jetë për gjithë qarkun. Nëse sot kemi një Dibër që është aktualisht gjysëm, sepse gjysma është në Maqedoni, nesër do të kemi dy gjysma të tjera që teknikisht i bie që Dibra të mos ekzistojë më.Banorët paralajmëruan vijmësi të protestave dhe përshkallëzim të reagimit qytetar për të mbrojur mjedisin, hektarë të tërë tokash dhe objektet e trashegimisë kulturore dhe historike.protesta 1 protesta 2 protesta diber