Shpenzimet për veshjet, INSTAT: Shqiptarët harxhojnë vetëm 5% të buxhetit

Qytetarët shqiptarë shpenzojnë gjithnjë e më pak për veshje.Sipas shifrave të fundit të INSTAT një familje e përbërë nga katër persona shpenzon vetëm 5% të buxhetit të saj për blerjen e veshjeve.Shitësit pohojnë se krahasuar me një vit më parë shitjet kanë rënë, ndërsa qytetarët thonë se pagat e ulëta nuk i lejojnë të shpenzojnë për veshje.