Xhihadistët në Greqi, frikë nga radikalët e trajnuar në Kosovë dhe Bosnjë
Edhe Greqia është vënë në alarm për rekrutimin e xhihadistëve. Kushtet tejet të këqija me të cilën jetojnë emigrantët mund t’i detyrojnë ata që të rekrutohen nga elementë ekstremistë nëpërmjet internetit.Autoritetet greke kanë marrë informata nga shërbimet homologe si Italia, Gjermania, Norvegjia dhe vende të tjera se pengesa për të kaluar kufirin mund të shërbejë si terren pjellor për xhihadistët e lidhur me ISIS dhe idetë e tyre radikale.Një faqe “chati” në internet ka zbuluar biseda të tilla sipas një raporti të publikuar të dielën. Rol në këtë drejtim kanë luajtur elementë ekstremistë në Norvegji dhe në Itali, dhe shumë prej tyre sipas medieve greke kanë udhëtuar në Greqi.Në këtë shqetësim përmendet edhe Kosova, ku zyrtarë policorë shprehin frikën se ndonjë veprimi nga 150 “islamikët” fanatikë të trajnuar në shtetin kosovar dhe në Bosnjë. Sipas medieve greke, mundësitë e rekrutimeve në Greqi janë të shumta pas informacioneve të grumbullua nga shërbimet sekrete./Ora News/