Presidenti u kërkon grave të mos përdorin tharësen e flokëve

Një kërkesë e çuditshme ka ardhur nga presidenti i Venezuelës. Nicolas Maduro i ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursuar energjinë. Po kështu Maduro përmes një dekreti ka urdhëruar që edhe e Premtja të jetë pushim për dy muaj për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Ai ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuarMaduro i ka rekomanduar vajzave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste special. “Gjithmonë kam menduar se pamja natyrale e flokëve është më e mirë” tha ai. Gjithashtu presidenti i ka bërë thirrje shtetasve të tij të përdorin sa më pak pajisjet elektrike madje dhe rrobat të mos i thajnë në lavatriçe por ti nxjerrnin në diell.Por jo të gjithë kanë mirëpritur apelet e presidentit. Një qytetar i tha Al Jazeera : "Nëse presidenti mendon se tharësja e flokëve do ta ndihmojë atëherë problemi është më i rëndë sesa kemi menduar”