"Ujërat termale shfrytëzohen si në shekullin e 19, të kthehen në qendra turistike"
Pavarësisht vlerave të larta kurative dhe bukurive natyrore ujërat termale dhe minerale në Shqipëri shfrytëzohen pa kriter.Ekspertët shprehen se në vendet e rajonit, ujërat termale janë kthyer në qendra të mirëfillta turistike, ndërsa në vendin tonë numri i frekuentuesve është shumë i vogël.Romeo Eftimi dhe Alfred Frashëri janë dy profesorë që kanë bërë një studim të ujërave termalë dhe mineralë në Shqipëri. Ata i bëjnë apël shtetit që të marrë menaxhimin e këtyre pikave, pasi privati po i keqpërdor.Burimet e Ujërave Termale në Shqipëri shfrytëzohen pa kriter dhe janë të keqmenaxhuara. Ekspertët që kanë studiuar nga afër vetitë kurative të këtyre ujërave profesorët Romeo Eftimi dhe Alfred Frashëri shprehen se vendi ynë ka shumë burime të tilla që duhet të vihen në përdorim.Profesor Doktor Alfred Frashëri deklaron se në Shqipëri pikat e ujërave termale dhe minerale shfrytëzohen si në shekullin e 19, ndërkohë që në vendet e rajonit i kanë kthyer në qendra të mirëfillta turistike.Alfred Frashëri: Këto ujëra termale shfrytëzohen në Shqipëri për fat të keq si në shekullin e XIX në botë. Nëpër hotelet që kemi ne në Shqipëri ka vetëm shtretër për të sëmurët dhe kuptohet që numri i njerëzve që i shfrytëzon është relativisht i ulët sepse e shfrytëzojnë të sëmurët dhe të moshuarit. Bota sot këto i ka kthyer në qëndra për të rigjeneruar shëndetin, në qendra turistike.Romeo Eftimi: Zakonisht ujërat termale duhet të menaxhohen nga shteti ose nga një i liçensuar nga shteti dhe ai të mbajë të gjithë përgjegjësinë jo vetëm për shfrytëzimin me mend, por të bëjë dhe vrojtime dhe studime për ndryshueshmërinë kimike, fizike të ujit.Aktualisht në Shqipëri njihen si burime të shfrytëzueshme të ujërave termale dhe minerale vetëm llixhat e Elbasanit, të Fushë Krujës dhe Peshkopisë.Frekuentuesit janë zakonisht të moshuar të cilët kanë probleme me shëndetin