Pranga 30 vjeçarit, tentoi të kalonte kufirin me vulë të falsifikuar

Një 30 vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës pasi në pasaportën e tij kishte një vulë që dyshohet se është e falsifikuar.Burime policore thanë se është arrestuar në flagrancë Gentian Pala, banues në lagjen “28 Nëntori”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Vlorës, duke tentuar të kalojë kufirin.Sipas policisë, ai u kap në hyrje të tragetit, duke tentuar të kalojë kufirin, me një vulë në pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar./Ora News/