SHBA dislokon në Katar avionët B-52 për herë të parë që pas Luftës së Ftohtë

Avionë bombardues tip B-52 janë dërguar në Katar nga Shtetet e Bashkuara për të nisur një ofensivë të re kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.Ky dislokim shënon herën e tij të parë që nga koha e Luftës së Ftohtë kur këta avionë u përdorën për të luftuar ekstremistët.Shërbimi ushtarak amerikan nuk bëri me dije numrin e saktë të sulmuesve të dislokuar. "B-52 do t’i ofrojë koalicionit saktësi dhe të japë efektet e dëshiruara të fuqisë ajrore", tha gjenerallejtënant Charles P. Brown Jr., komandant i Forcave të SHBA-së.Gjatë muajit mars, zyrtarët e Forcave Ajrore lanë të kuptohet se avionët do të zëvendësojnë avionët luftarakë të tipi B-1.Avionët B-52 janë përdorur gjatë Operacionit Liri e Qëndrueshme, ndërsa kanë mbështetur edhe operacionet e Arabisë Saudite “Desert Storm”(Stuhia e Shkretëtirës). Avionë të tillë përdoren në misione të vështira./Ora News/