Feja në shkolla, komunitetet pro me kushte, akademikët skeptikë

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë në kurrikulat mësimore njohuritë mbi fenë kanë ngjallur mjaft debate në nivel publik. Besimtarët e mbështesin këtë nismë por kanë kushtet e tyre, ndërsa akademikët dhe një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të rrjeteve sociale thonë se një vendim i tillë cënon laicitetin e shkollave.Mësimi i fesë në shkolla ka rikthyer debatin në nivelin e besimeve fetare dhe akademikëve nëse cënohet apo jo laiciteti i shkollave.Deklarata e kryeministrit Rama për të përfshirë në kurrikulat mësimore njohuritë mbi fenë, ka inkurajuar pjesën më të madhe të besimeve fetare të ofrojnë propozimet e tyre.Emëruesi i përbashkët në këtë rast është: një lëndë e veçantë mbi historinë e fesë, me informacionet e  përzgjedhura nga vetë komunitetet dhe me mësues që njohin besimin respektiv.Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, si përfaqëues i Komunitetit Mysliman thotë se ka modele të tilla të ngjashme në vende të zhvilluara.Ylli Gurra: Mësuesit që duhet ta japin këtë lëndë të besimit duhet të jenë drejtëpërdrejtë të lidhur me fenë respektive. Një shembull mëse i përafërt me Shqipërinë është rasti i republikës së Austrisë.Në opinionin e tij në rrjetin social Facebook, Dom Gjergj Meta shprehet skeptik për këtë ndërhyrje kurrikulare.Dom Gjergj Meta: Mendoj qe arsimi shqiptar nuk eshte shkeputur ende nga danat e ateizmit militant komunist e po ashtu religjionet mendoj nuk jane te gatshme ne Shqiperi ende per te ofruar, nese u kerkohet, nje partneritet ne kete çeshtje.Pastor Akil Pano nga Kisha Ungjillore, që përfaqëson sipas tij rreth 30.000 besimtarë, përfshirja e tekstit të historisë së besimeve nuk dhunon laicitetin.Akil Pano: Predikuesit e ateizmit në Shqipëri që është një grup shumë i vogël, nuk ndihen aspak të shqetësuar sepse religjioni mund të hyjë si një koncept mësimdhënie në shkollat laike, pasi nuk besoj që do të dhunojë konceptin e laicizmit në shkollë.Qeveria duhet të bëjë kujdes në pregatitjen e kurrikulave që lidhen me religjionin, duhet të merren specialistë nga komunitetet fetare.Por a mund të luftohet ekstremizimi nëpërmjet edukimit të besimeve fetare në shkolla?Ylli Gurra: Zyrtarizimi i programeve, i literaturës, i burimeve njerëzore ka treguar që të rinjë dhe të rejat e mirëinformuar nuk janë bërë objekt i keqpërdorimit apo abuzimit për të shkuar drejt radikalizmit apo ekstremizmit.Akil Pano: Kemi një rini që po shkon drejt një rebelimi të tejskajshëm dhe të gjitha këto ne kemi nevojë ti përballim me një përqasje të re mbase drejt normave morale dhe etike që vinë prej besimit, religjionit.Në rrjetet sociale disa akademikë shkruajnë se cënohet Kushtetuta e vendit për lacitetin e shkollave dhe se përpara një vendimi të tillë duhej konsultim publik.Pavarësisht debateve të ndërsjellta, mbetet ende e paqartë sesi do të implementohet feja në shkolla.Do të ketë një tekst të veçantë apo integrim të kapitujve mbi fenë në lëndë ekzistuese?Teksti do të jetë i detyrueshëm apo me zgjedhje dhe cila do të jetë kosotoja financiare për të zbatuar këtë projekt?