Meta: Të hetohet përfshirja e çdo politikani në parajsat fiskale, transparencë për koncesionet

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për emisionin "Komiteti" në Radio Televizionin e Kosovës, duke ju referuar skandalit "Panama Papers" dhe përfshirjes e Shqipërisë, ka apeluar për më shumë përgjegjshmëri nga autoritetet shqiptare në praktikat koncensionare.Meta: Rasti konkret që ka dalë për një kompani shqiptare ose që ka aktivitet në Shqipëri, ka marrë këtë koncesionin për markimin e karburanteve, na tregon sesa të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm duhet të jemi në zhvillimin e praktikave koncesionare, sidomos të shërbimeve publike. Për mua patjetër çdo rast duhet të hetohet, dhe ne e kemi kërkuar këtë gjë. Dhe çdo rast tjetër që do të dalë jo vetëm nga “Panama Papers”, por edhe nga çdo lloj parajse fiskale, ku ka të përfshirë politikanë shqiptarë. ne duhet të forcojmë transparencën për sa i takon praktikës së dhënies së koncesioneve në të ardhmen dhe të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim, sepse ato mund të kthehen në një barrë shumë të madhe për buxhetin e shtetit dhe në një pengesë për zhvillimin e vendit.Meta kërkoi nga Prokuroria të bashkëpunojë më të gjithë institucionet e vendeve të tjera, ku ka parajsa të tilla.Koalicioni me PS, Meta: Vendos partia jo unë për aleancat e ardhshme         Kreu i LSI nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nësë në zgjedhjet e ardhshme LSI do të vazhdojë të jetë në koalicion me PS apo do të shkojë e vetme. Meta tha se i takon partisë që ai drejton të marrë këtë vendim, por ka pranuar se koalicioni aktual qeverisës ka bërë punë të mira, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme por ka ende shumë punë për të bërë. Meta iu përgjigj dhe pyetjes nëse do të jetë kandidat për President.Meta: Sa i takon spekulimeve, do të ketë shumë. Do të dalin me dhjetëra apo me qindra emra, siç është traditë sa më shumë afrohet kjo periudhë. Kjo është gjë e zakonshme. Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse do të kemi zgjedhjetMeta u shpreh i bindur se Shqipëria ka ndonjë arsye për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. Për përplasjet olitike sin ë Shqipëri edhe në Kosovë Meta sugjeroi që zgjidhja nuk vjen përmes ekranit dhe përmes kamerave, aty ku të gjithë tregohen bashkëpunues e më pas secila palë vendoset në llogoren e vet duke u larguar nga zgjidhja./Oranews.tv/