VMRO kërcënon Zaevin: Pas zgjedhjeve do të përgjigjesh para institucioneve
Partia e Nikolla Gruevskit ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të Zoran Zaev dhe partnerëve të tij në opozitë për bojktot të zgjedhjeve.“Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nuk do të arrijë ta pengojë të drejtën kulmore demokratike të çdo qytetari që ta shfrytëzojë votën e tij dhe të vendosë për të ardhmen e tij” ka deklaruar VMRO-DPMNE, raporton Radio-Televizioni Publik maqedonas (RTM).Në vijim të reagimit, VMRO-DPMNE thekson se me 5 qershor qytetarët maqedonas do ti japin fund me votën e tyre skenarit destruktiv të LDSM-së.“Krimineli i abonuar Zoran Zaev, banda kriminale LSDM dhe degët e tyre nuk do të munden të ikin nga gjyqi i qytetarëve. Më 5 qershor qytetarët do të votojnë për ti dhënë fund skenarit destruktiv që e realizon LSDM, e ndihmuar nga fabrikat e tyre për afera thonë nga VMRO”.E bindur në fitore, VMRO-DPMNE deklaron se Zoran Zaev do të përgjigjet para institucioneve pas zgjedhjeve.“Ditën e zgjedhjeve Zaev dhe LSDM do të përgjigjen para popullit për veprimet e tyre, i cili do t’i dënojë pamëshirshëm, ndërsa pas zgjedhjeve do të përgjigjen edhe para institucioneve”.