Protestat në Francë, qytetarët protestojnë për të drejtat e punëtorëve
Më shumë se 120.000 qytetarë kanë protestuar gjatë ditës së sotme në të gjithë Francën për të kundërshtuar një amendim të propozuar në lidhje me kodin e punës. Për shkak të përshkallëzimit të protestave, policia është detyruar që të përdorë gaz lotsjellës, ndërkohë që qytetarët kanë goditur me gurë dhe sende të forta. Si pasojë tre policë pësuan dëmtime të lehta, ndërkohë që autoritetet bëjnë me dije se kanë arrestuar nëntë persona nga rradhët e qytetarëve.Mijëra protestues u përplasën me forcat policore në Francë, teksa këta të fundit u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.Protestuesit kërkojnë tërheqjen e një amendimi që Qeveria kërkon të bëjë ndaj Kodit të Punës, pasi sipas tyre ky projektligj do të nxisë edhe më tej abuzimin e pronarëve ndaj punëmarrësve si dhe dobëson të drejtat e këtyre të fundit.Gjatë protestave pati përleshje mes palëve, por fatmirësisht nuk janë regjistruar incidente me përmasa madhore.Protesta e sotme hyri sot në ditën e gjashtë të saj, teksa bëhet me dije se në mbarë vendin ka patur mbi 120.000 persona të cilët kanë demonstruar në rrugët e qyteteve kryesore.Në bazë të të dhënave të policisë, numri i qytetarëve që dolën në rrugët e Parisit ishte midis 18.000 dhe 20.000.Grupimeve dhe sindikatave të punëtorëve u janë bashkuar edhe shumë studentë nga shkollat e mesme dhe të larta.Protestuesit qëlluan me gurë dhe sende të forta ndaj oficerëve të policisë.Si pasojë tre policë pësuan dëmtime të lehta, ndërkohë që autoritetet bëjnë me dije se kanë arrestuar nëntë persona nga rradhët e qytetarëve.
