Gaz lotsjellës kundër migrantëve në Idomeni, do hynin në Maqedoni

Policia maqedonase është detyruar që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë më shumë se 500 emigrantë të cilët tentuan të kalojnë kufirin. Edhe pse nisi paqësisht protesta përfundoi në dhunë, ku sipas raportimeve mbeten të plagosur rreth 260 emigrantë. Aktualisht në kampin e Idomenit janë të bllokuar afro 11.000 azilkërkues. Tre grupe emigrantësh, 500- 700 vetë  në kampin e Idomenit kanë tentuar të kalojnë gardhin që ndan Maqedoninë prej Greqisë.Policia maqedonase ka përdorur gazin lotsjellës për të zmbrapsur migrantët, të cilët janë përgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë.Përleshjet kanë nisur pasi një turmë prej 500 njerëzish ka reaguar ndaj zërave se kufiri do të hapet."Tre grupe migrantësh të cilët një kohë më të gjatë kanë qëndruar në kampin e paligjshëm në Idomeni të përbërë prej 500 deri në 700 njerëz, njëkohësisht kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin duke e dëmtuar rrethojën mbrojtëse në tre vende nga guri kufitar 59 drejt Moinit. Me ndërhyrjen në kohë të forcave tona të sigurisë të cilët përdorën shok bomba dhe bomba me gaz, si dhe me ndërhyrjen e policisë greke, grupet janë penguar në qëllimet e tyre dhe ishin kthyer sërish në kampin në Idomeni", tha Zoran Llazarovski, zyrtar në Gjevgjeli për mia.Kur kjo  është mohuar nga policia e Maqedonisë, rreth 100 migrantë, përfshirë fëmijë, kanë bërë përpjekje të kapërcejnë gardhin.Janë mbi 11,200 njerëz të bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë që prej shkurtit.idomeni3 idomeni-refugee1 idomeni refugjatet/Oranews.tv/