Pankartë kundër aferave korruptive të Daçiç, arrestohet serbi në Graçanicë

Vizita e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, nuk u prit mirë nga të gjithë qytetarët serb në Komunën e Graçanicës. Derisa pritej që Daçiç të mbërrinte në Manastirin e Graçanicës një qytetar shprehu pakënaqësinë me Daçiç, përmes një pankarte në lidhje me një aferë korruptive të zëvendës/kryeministrit serb.Mirëpo, pjesëtarë të partisë së Daçiç në Graçanicë, larguan pankartën e cila ishte vendosur në ballkonin e një ndërtese përballë Manastirit, ku pritej Daçiç, kurse qytetari i cili vendosi atë u arrestua nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Pas largimit të pakartës kundërshtuese për Daçiç dhe arrestimit të personit që vendosi atë, qindra simpatizantë e pritën Daçiç me duartrokitje dhe brohoritje mbështetëse për të. /KosovaPress/13000571-10207712625687596-868467972-o 13000581-10207712625047580-707263537-o arrestimi-graqanic-100416 pankarta-graqanic