Vrasësja gjakftohtë 20 vjeçare qëllon me armë kundërshtarin pas përplasjes midis dy grupeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2016, 13:04
Kjo vajzë mund të konsiderohet një kriminele e vërtetë. Kamerat e sigurisë e filmuan atë duke qëlluar ndaj një të riu.Ngjarja është regjistruar në një pikë karburanti në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sipas policisë, incidenti ndodhi midis dy grupeve të rinj. Nga njëra prej automjeteve, doli vajza e cila nxori një pistoletë nga fundi i saj duke qëlluar në drejtim të kundërshtarit.Policia arrestoi femrën vrasëse dhe një burrë tjetër, me të cilin ajo u largua nga vendi i ngjarjes.
/Ora News/