Katy Perry e ftuara speciale e "The Rolling Stones"

Pop këngëtarja Katy Perry ka befasuar adhuruesit e muzikës rrok, kur të Shtunën  në mbrëmje u ngjit në skenë për të performuar së bashku me rok grupin legjendar "The Rolling Stones".Krijuesit e hitit "Brown Sugar" janë duke vazhduar të mbajnë koncerte nëpër botë si pjesë e turneut të tyre "50& Counting", ndërsa në Las Vegas kanë befasuar adhuruesit e tyre kur ftuan në skenë një të ftuar speciale e ajo ishte këngëtarja  Katy Perry."Po është e vërtetë kam performuar me legjendën e gjallë Mick Jagger. Ndihem e nderuar që pata rastin të performoj me profesionistë siç janë grupi “The Rolling Stones", ka deklaruar Perry.