Pandeli Majko bëhet kosovar

Ish-kryeministër i Shqipërisë dhe deputeti socialist Pandeli Majko zyrtarisht është shtetasi më i ri i Kosovës. Nëpërmjet një statusi në "Facebook", Majko ka dhënë lajmin se është bërë shtetas i Kosovës.“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”, ka shkruar Majko në FB.Ish-kryeministri shqiptar gëzon një respekt të mirë në Kosovë për atë që bëri gjatë luftës së vitit 1999, ndihmuar mijëra refugjatëve kosovarë.pandeli majko/Oranews.tv/