Referendumi, Bushati: Risi për vetë demokracinë e brishtë shqiptare

Si i deleguar i Partisë Socialiste për zonën e veriut, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e konsideron referendumin për mandatin, të rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja e demokracisë, por edhe në aspektin organizativ.Nga Kukësi, Bushati tha se edhe në këtë rast, socialistët do të dinë të tregojnë vlerat e tyre, c’ka i bën të dallueshëm nga anëtarësitë e tjera.Bushati: Është edhe një risi për vetë demokracinë e brishtë shqiptare, sepse për herë të parë një forcë politike thërret anëtarësinë e saj për një çështje për të cilën vendosi kongresi i PS, por ky proces është i rëndësishëm edhe nga pikëpamja e orghanizmit të strukturët të re të PS. Eshte një mënyrë për të testuar efikasitetin e strukturave të PS.Bushati ftoi socialistët që të marrin pjesë në votime, dhe verdikti i tyre të lexohet drejt. Janë rreth 1840 anëtarë të Kukësit me të drejtë vote për këtë referendum.