Shkëmben puthje me Sharon Stone
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 16:47
Fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, ka dëshmuar shumë herë se neë rrethin e ngushtë të miqve të tij ka shumë personalitete të njohura të hollivudit.Dhe, në një foto të fundit, që ai ka postuar në rrjetin social, shfaqet me aktoren, producenten dhe modelen (ende) seksi Sharon Stone, që sapo ka mbushur 55 vjeç, e cila më së miri mbahet mend me rolin e saj provokativ ne filmin "Basic Instinct" (1992).Janë takuar së fundmi për një "photoshoot" për kopertinën e magazinës "New You", ku nuk dyshojmë se Fadili do e bëj aktoren amerikane të duket më të bukur dhe më të re se kurrë më parë.Por, edhe aktorja nuk i mbetet borxh Fadilit, pasi i dhuron atij puthje dhe përqafime të ngrohta.