Pllakatë përkujtimore për Janosh Huniadin pranë Monumentit të mikut Skënderbej

Një pllakatë në nder të heroit të Hungarisë, Janos  Hunyadin është vendosur në sheshin përballë Bibliotekës Kombëtare. Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Antal Heizer vlerësoi këtë vendim të Bashkisë së Tiranës dhe miqësinë mes dy vendeve.Tirana ka nderuar János Hunyadin, një nga figurat historike të Hungarisë dhe aleat i Skënderbeut në luftën kundër otomanëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i Republikës së Hungarisë, János Áder, zbuluan pllakatën përkujtimore në nder të aleancës së Skënderbeut dhe Hunyadit qe u vendos në lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare.Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se për shqiptarët figura e János Hunyadit lidhet ngushtë me një nga periudhat më të ndritura të historisë së vendit tonë dhe kjo simbolikë përbën një vlerësim dhe mirënjohje që vendi ynë ka ndaj marrëdhënieve dypalëshe.Erion Veliaj: “Më duhet ta theksoj se ajo që na lidh nuk është thjesht historia e disa shekujve më parë. Marrëdhëniet tona janë shumë më tepër se kaq. Hungaria është një vend mik që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha proceset tona të integrimit. Hungaria ishte vendi i parë që ratifikoi rezolutën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka qënë në vijmësi një avokate shumë e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndaj gjestin e sotëm të shënjuar me këtë pllakë ne e konsiderojmë një stoli më shumë në marrëdhënien e shkëlqyer që kemi mes Tiranës e Budapestit, Shqipërisë e Hungarisë".Ndërsa, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Antal Heizer, vlerësoi si tepër të rëndësishme miqësinë mes dy vendeve.Erion Veliaj priti gjithashtu në një takim të veçantë presidentin hungarez, János Áder ku biseduan rreth miqësisë mes dy vendeve dhe mundësive për të intensifikuar bashkëpunimin mes Tiranës dhe Budapestit sa i përket menaxhimit të ujësjellësit, si dhe nxitjen e ardhjes së sipërmarrjeve hungareze në Tiranë.Gjatë këtij takimi kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi presidentit hungarez Çelësin e Qytetit./Oranews.tv/