Klima, shkencëtarët ashpërsojnë apelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2013, 08:00
Shkencëtarët i kanë kërkuar liderëve botërore të kalojnë në veprime konkrete lidhur me ndryshimet e klimës, pas njoftimeve se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kapërcyen pragun simbolik.Për të parën herë regjistrimi ditor i CO2-shit në laboratorin e një agjencie qeveritare amerikane në Hauai kaperceu 400 pjesë për milion.Ekspertët, të cituar nga mediat ndërkombëtare, paralajmërojnë se nuk ka kohë më për të qëndruar duarkryq dhe duhet vepruar.Dioksidi i karbonit konsiderohet më i rrezikshmi i gazeve shkaktare të efektit serë që krijohen nga njeriu, mbi të cilat rëndon faji kryesor për rritjen e temperaturës së planetit gjatë dekadave të fundit.