Beyonce, mamaja vip më e mrekullueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 13:31
Turneu i saj nëpër botë po shkon më së miri. Spoti publicitar si imazhi veror i H&M-se gjithashtu i ka mahnitur te gjithë.Artiste e kompletuar, grua e mrekullueshme, por edhe nënë për t'u adhuruar. Në fakt është revista Working Mother ajo që ka bërë një klasifikim për mamatë vip më të mrekullueshme dhe më me influencë në botë. Në maje të renditjes është, Beyonce.Emra të tjerë shumë të njohur janë Gisele Bunchen (vendi i 8-të), Mariah Cary (vendi i 10-të), etj. Jennifer Lopez, Gweneth Paltrow apo edhe Gwen Stefani renditen shumë më poshtë, ekzaktesisht në gjysmën e dytë të listës me 50 emra.Po Angelina Jolie? Edhe pse nënë e 6 fëmijëve dhe e njohur për veprimtaritë humanitare ajo renditet vetëm ne vendin e 27-të.