John Travolta në panik për jetën private të të bijës
Edhe përse vajza e tij ka mbushur 16-vjeç, John Travolta ka rrëfyer se ai ende nuk është gati që të shohë vajzën e tij teksa nis një lidhje. Këtë herë ai nuk ka qenë i ftuar në emisionin e The Ellen DeGeneres Show i vetëm, pranë tij ndodhej bashkëshortja Kelly Preston dhe e bija Ella.Edhe përse foli shumë pak për karrierën artistike, biseda mes moderators dhe Travoltës, u bazua kryesisht tek familja.Në momentin që aktori u pyet për të bijën, ai tha se po përpiqej të ruante sa më shumë Ellën, nga dashuria. Aktori shpjegon se ai po bën më të mirën të respektojë jetën e saj personale dhe të mos ndërhyjë megjithatë ai ende nuk ndihet gati të shoh të bijën të kalojë në një fazë tjetër.Travolta theksoi gjithashtu se ai nuk dëshiron që fëmijët e tij të largohen nga shtëpia./Oranews.tv/