Charlize Theron ndihet e diskriminuar

Pasi festoi 40-vjetorin Gushtin e vitit të kaluar, Charlize Theron duket më e bukur se kurrë.Por ajo ka disa gjëra për të shtuar rreth plakjes në intervistën e fundit që ka dhënë për vitësh Britanike GQ. Aktorja thotë se duhet marr shumë seriozisht ‘diskriminimi’ i femrave pasi mbushin 40-vjeç sidomos në HollyWood.Charlize thotë: "Ne jetojmë në një shoqëri, ku mosha e një femre është diçka problematike ndërsa me një mashkull ndodh e kundërta. Do të gënjeja nëse do të thoja se askush nuk shqetësohet kur një femër plaket, dhe një femër e plakur është njësoj si një mashkull i plakur në të njëjtën moshë. Dua të them janë disa standarde jo realiste. Problemi më i madh nis me faktin se si do të duket një femër kur ajo të mbush 40 vjeç"./Oranews.tv/