Demi arratiset nga thertorja, shpëtohet nga komediani

Një dem në një thertore në Nju Jork është shpëtuar me ndihmën e komedianit Jon Stewart. Demi arriti të shpëtojë nga thertorja të premten, u shpëtua rastësisht nga komediani i dashuruar pas kafshëve dhe tashmë do të mund të jetojë i qetë me bagëtitë e tjerë në një fermë 175 hejtarë në fshatin "Watkins Glen" në periferi të Nju Jorkut.Demi arriti të arratiset nga thertorja në Queens të premten në mëngjes dhe sot ka një fat më të mirë, nga sa e priste në thertore.Ai arriti të afrohej pranë kampusit të kolegjit York, ku policia e Nju Jorkut e armatosur me armë qetësuese, e qëlluan atë dy herë duke e rrëzuar në tokë, tha oficerja e policisë, Sophia Mason, zëdhënëse e policisë së Nju Jork.Më pas demi u transportua në një qendër për kujdesin dhe kontrollin e kafshëve në Brooklyn, ku gjendet edhe ferma.Në këtë moment aktori dhe komediani Stewart bashkë me trajlerin e tij mbërriti në Brooklyn dhe e qetësoi demin, e mori me vete kafshën për ta mbajtur në fermën e tij.Demi iu nënshtrua ekzaminimeve në veterinarinë e Cornell, për tu siguruar për shëndetin e tij, sipas procedurave standarte.Ky është demi i dytë që nga muaji janar që arrin të arratiset nga një thertore që prej muajit janar, duke fituar lirinë.

Feeding FrankBreaking News: We are happy to report that the bull who was on the run earlier today in Queens is safe and on his way to Farm Sanctuary in Watkins Glen, NY. Jon and Tracey Stewart picked up the individual whom we are calling Frank this afternoon from Animal Care Centers of NYC (ACC). Special thanks to our colleague Mike Stura of Skylands Animal Sanctuary And Rescue who drove out to assist with the transport. More info to come.Posted by Farm Sanctuary on Friday, April 1, 2016