Pse foshnjet kudo në botë tani flenë në kuti
Rreth 3 vite më parë, BBC Magazine raportoi për kutinë e foshnjeve finlandeze- një kuti me rroba, çarçafe dhe lodra që shteti i jep nënave në pritje. Historia u bë virale dhe është lexuar nga 10 milionë njerëz në 18 muaj. Ideja e kutisë tanimë po përhapet kudo në botëËshtë një traditë që daton në vitet 1930. Çdo nënë e re, pavarësisht nga prejardhja apo gjendja ekonomike, merr një kuti bebesh nga qeveria.Kutia mban disa pajisje: beberona, veshje body, pelena, një çantë gjumi,veshje për të dalë, produkte për të bërë banjë dhe një dyshek të vogël. Kur dysheku vendoset në fund të kutisë, krijohet shtrati i parë për fëmijën.Kjo nismë është vlerësuar pasi ka ndihmuar Finlandën të bëhet një nga vendet me shkallë më të vogël të vdekjeve foshnjore në botë.Më shumë publicitet për idenë u krijua kur qeveria e Finlandës i dha një kuti bebeje Dukës dhe Dukeshës të Kembrixh kur ata ishin në pritje të fëmijës së parë.
/Oranews.tv/