Cheryl Cole jep dorëheqjen nga X Factor
Këngëtarja Cheryl Cole ka dhënë dorëheqjen një herë e mirë nga gara mes talenteve të reja X Factor.32-vjeçarja konfirmoi lajmin për revistën prestigjoze britanike HELLO!, ku shtoi se së fundmi ishte takuar dhe me Simon Cowell, dhe i kishte shpjeguar vendimin së bashku me arsyet përkatëse.Cheryl thotë: “Ka qenë një eksperiencë fantastike për mua, pjesëmarrja në X Factor si një anëtare e panelit të jurisë. Kam mësuar kaq shumë dhe jam njohur me shumë talente të reja, por më ka marr malli të filloj të këndoj dhe të bëj muzikë të re. Jam kaq e lumtur që më në fund kam mundësinë të vazhdoj sërish karrierën artistike. Dua të falenderoj të gjithë personat me të cilët kam punuar në vecanti Simon Coëell, të cilin e dua shumë. Shpresoj që shoë të vazhdojë të prodhojë yje dhe i uroj atyre më të mirat”./Oranews.tv/