Michael Curran, mjeshtri i veshjes së kopertinave të librave të vjetër

Rritja e shitjeve të librave dixhitalë është sot e pandalshme dhe ka pushtuar tregun në mbarë botën por kjo nuk e ka ndaluar një shtëpi botuese të pavarur në Londër, që të vazhdojë traditën e saj të vjetër të veshjes së librave, me ngjyra të gjalla, për ti ridhënë atyre jetë.Michael Curran themeloi "Tangerine Press" në vitin 2006 si një mënyrë për të publikuar edhe një herë librat, për të cilat sipas tij nuk ka patur mjaftueshëm vëmëndje."Ideja ishte që librat, edhe ata të vjetrit, të tërheqin vëmëndjen, jo vetëm për shkak të autorit të tyre por edhe për mënyrën sesi ekspozohen për lexuesin, në mënyrë që të trajtohen në mënyrën që meritojnë. Disa prej tyre janë edicione të limituara" shpjegon ai.Ish zdrukthtari tani e ka kombinuar dashurinë e tij për literaturën me pasionin e vjetër, atë të krijimit të objekteve të bukura. Secili libër është shndërruar prej duarve të tij, në një bukuri të rrallë.Ky biznes i tij është sot në vitin e 10 dhe ka ecur për mrekulli, ku Michael ka marrë falenderime edhe nga vetë autorët e ketyre librave. Ai ka rikrijuar nga e para edhe kopertinat e librave të famshëm të autorit amerikan jack London.Ai ka krijuar një kopertinë të mrekullueshme të edicionin klasik të London, të novelës së vitit 1903 "The People of the Abyss" por ka ripublikuar edhe punime të autorëve të rinj."Mendoj se është në psikikën tonë. Libra me kopertina të vjetra të grisura të lëna në sirtare për vite me rradhë, nuk na tërheqin, pavarësisht se ato janë dhjetëra vjecare. Por në këtë formë, një libër mund të zgjasë deri në 500 vjet. Ne përdorim të njëjtat teknika. Është punë e vështirë, nuk është aq e lehtë të mbulosh një libër dhe ta ruash identitetin e tij. Mendoj se në këtë mënyrë, e bëjmë leximin një eksperiencë më të këndshme" tha ai.Shitjet në "Ebook" për shtëpitë botuese më të mëdha në britaninë e Madhe për vitin 2015 shënuan rënie, sipas një raporti zytar, me 2.4%.Për Curran, arsyeja është e dukshme."mesa kam dëgjjuar, shitjet e ebook kanë rënë. Unë mendoj se njerëzit ende duan ti prekin librat, ende duan të kenë gjëra të vjetra me vlerë, ende duan ta zotërojnë një libër, duan ta blejnë dhe ta kenë në duart e saj" tha ai.Mes librave të rikostruktuar nga Curran, janë edhe ato te poetëve të famshëm britanikë dhe artistit Billy Childish.Një koleksion i fundit, i zbukluaruar nga Curran, është shitur brenda natës.4542362536/Oranews.tv/