Prezantohet në Francë trofeu Euro 2016

Trofeu i kampionatit Europian të Futbollit, France 2016, është prezantuar publikisht përmes një turi që do të organizohet në ditët në vijm në mbarë Francës, duke nisur që nga Saint-Denis, pranë Parisit.Njohur edhe si trofeu "Henri Delaunay" sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Franceze të Futbollit që sugjeroi fillimisht këtë tur, kupa është shfaqur përpara bazilikës së Saint-Denis, vetëm pak km larg Stade de France, që do të mirëpresë edhe ndeshjen e parë të Euro 2016, më 6 qershor mes Francës dhe Rumanisë."Ne i kërkuam secilit qytet ku do të organizohen ndeshjet, që të zgjedhin vendin më përfaqësues sipas tyre. E nisëm nga Saint Denis, që kishin përzgjedhur baziliën si vendin ideal për të shfaqur për publikun këtë trofe. Ishte vendi ideal sepse vizitohet nga shumë vetë dhe është një pikë kyce e këtij turi" tha kreu i turit të Trofeut të UEFA-s, Peter Denis.Shitësit dhe pronarët e dyqaneve mezi e presin nisjen e kompeticionit."Është shumë e rëndësishme për ne dhe për qytetin. Kupa Europiane është rreth futbollit, është një sport në grup, është një sport popullor dhe shpresojmë që ti japë një hov të ri edhe aktivitetit të biznesit në Francë" tha Sid, që drejton një biznes pranë Bazilikës.Trofeu do të udhëtojë përqark Francës me një tren të shpejtësisë së lartë."Mendoj se është shumë bukur që trofeu të jetë këtu, që të gjithë njerëzit të vijnë dhe të kenë mundësinë ta shohin nga afër, të bëjnë fotografi me të. Është një eksperiencë unike dhe është shumë bukur që të gjithë ne të kemi mundësi ta shohim" tha Veronica Kugler, një qytetare amerikane që jeton në Paris.Kompeticioni do të organizohet mes datave 10 qershor deri më 10 korrik dhe do të mikëpritet nga Franca për herë të tretrë, që nga viti 1958.Gjithsesi kjo është hera e parë që në fushën e Blertë do të zbresin 24 ekipe, nga 16 që merrnin pjesë më parë./Oranews.tv/