Politikani britanik shpërthen në lot gjatë intervistës për BBC-në

Një ish-ministri britanik shpërthen në lot, teksa kujton historinë e një nëne të re të vetmuar vetëm 19 vjeçe.Ai tregon për rrjetin britanik BBC momentin kur kishte takuar vajzën, e cila nuk kishte arsimim dhe nuk dinte të bënte asgjë dhe si ta vazhdonte jetën e saj.Iain Duncan Smith tha mes lotësh, se gjatë gjithë kohës pas takimit me vajzën, kishte menduar se në vend të saj mund të ishte e bija.Smith: Isha ulur dhe po flisje me atë grua, e cila donte të bënte diçka, donte të ishte më mirë se rrethanat e saj- por nuk kishte zanat, nuk kishte shkollim, nuk e dinte ku të shkonte. E kujtoj se u largova duke menduar shumë thjesht: ajo është vajza ime. Më vjen keq, jam emocional për këtë 19-vjeçare.Aspiratat e mia për vajzën time ishin të pakufishme. Dhe jam ku jam i ulur përballë një vajze 19-vjeçare, e cila nuk ka asnjë aspiratë dhe e sheh veten si të pavlerë. Ajo është produkt i sistemit. Qëllimi im është se çfarë mund të bëja për të, për t’i ndryshuar jetën”.Gjatë intervistës, ish-ministri foli për reformën e pensioneve. Ai dha dorëheqjen pak kohë më parë pikërisht për këtë arsye, duke kundërshtuar shkurtimin e pensioneve për personat me aftësi të kufizuar./Ora News/