Historia e qenit husky që u rrit nga macet do ju ngrohë zemrën
Na lini t’ju prezantojmë me Tally- një qen i rrallë husky i cili është rritur nga macet.Si rezultat i edukimit të pazakonshëm, ajo është krejtësisht e bindur se është gjithashtu një mace.Tally u bë e famshme në internet, falë blogut të padronit të saj, Dong of justice, në të cilin zbulonte detajet se si është kujdesur për qenin 2 vjeçar.Në fakt Tally nuk është 100% husky.Sipas pronarit të saj, është një ndërthyrje e një hisky ,malamute dhe diçkaje tjetër që është ende e panjohur për shkencën. Pamja e saj ngjan me një të llojit malamute por shumica e njerëzve nuk e njohin këtë lloj hibridizimi, prandaj e quajnë thjesht husky.Pavarësiosht llojit të saj specifik, Tally i bën të gjithëve të mendojnë se është një mace, e cila ka lindur aksidentalisht brenda trupit të një qeni.E rritur nga macet derisa mbushi 2 vjeç, Tally sillet si një e tillë. Asaj i pëlqen të qëndrojë në hapësira të vogla si për shembull kuti,të ngrohet në diell,të të vështrojë për një kohë të gjatë,të shohë nga dritarja si dhe të bëjë rrëmujë”.
/Oranews.tv/