Chris Brown: Ish e dashura më përndjek në çdo event
Duket se fati e keq në dashuri vazhdon që të përndjek Chris Brown! Këngëtari ankohet së fundmi nga ish e dashura Karrueche Tran, përkrahë të cilës qëndroi për 5 vite. Ata u ndanë një vit më parë, Chris i kërkoi të kthehej duke i dedikuar edhe këngë, por në momentin që e pa që kjo ishte e pamundur, atëherë prania e modeles ka filluar të kthehet në stres për të.Të dy ishin të ftuar në eventin iHeard Radio, ku Karrueche shkëlqeu me veshjen e saj, ndërsa Chris bëri një performancë të shkëlqyer. Por një burim thotë: “Atij nuk i pëlqeu aspak kjo që ndodhi.Performanca në iHeard Radio ishte gjithcka për Chris , ai adhuroi çdo minute që kaloi por sa keq që i duhej ta ndante edhe me Karrueche Tran. Gjërat mes tyre nuk janë mirë.Dhe ai ende nuk e kupton përse ajo duhet të jetë e pranishme në çdo event që ndodhet dhe ai, e për më tepër kur e di shumë mire që do të jetë edhe Chris. Ndonjëherë i duket sikur po e përndjek”./Oranews.tv/