Parajsa e qenve në Kosta Rika

Kjo është parasja e qenve në Kosta Rika e njohur ndryshe si “Toka e të humburve” ku rreth 1 mijë qenushë lejohen të vrapojnë të lirë.Territorio de Zaguates është një fondacion privat i cilii jep mundësinë më shumë se 900 kafshëve të jetojnë në strehë së bashku me admiruesit e qenve të cilët vijnë nga larg për të adoptuar një prej tyre.Të vizitosh këtë vend nuk do të thotë që duhet të adoptosh një qen patjetër, t'i takosh ata është falas. Banorët vendas vijnë thjesht për të shijuar parajsën.Streha përmban një zonë të mbyllur me shtrate, tualete dhe salla për të ngrënë. Gjithashtu ka burime me ujë kudo, në mënyrë që qentë aktivë të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar.Duke shpjeguar se si lindi ideja për këtë institucion, themeluesja Lya Battle e pyetur nga Daily Mail tha: “Shpesh herë shihja qen gjatë rrugës për në shtëpi. Ata që dukeshin sikur kishin nevojë për ndihmë i merrja në shtëpi, kujdesesha, i sterilizoja dhe i gjeja familje.Kuptova që këto kafshë të mrekullueshme kishin pak mundësi në këtë botë”.32D5FDDE00000578-0-image-a-25_1459783568740 32D5FE1A00000578-0-image-a-23_1459783559771 32D5FE9E00000578-0-image-a-22_1459783557722 32D5FE0800000578-0-image-m-28_1459783578757 32D5FEA200000578-0-image-a-21_1459783554163 32D5FEAE00000578-0-image-a-30_1459783612654 32D5FEF100000578-0-image-a-29_1459783605160 32D600D500000578-0-image-a-18_1459783531733 32D6014A00000578-0-image-a-40_1459783654213 32D6010700000578-0-image-a-24_1459783564138 32D6014500000578-0-image-a-19_1459783535133/Oranews.tv/