Modelja më hot e gjithë planetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 13:24
Kate Upton është modelja më "hot" e Tokës dhe kjo sipas revistës "Vogue". Vetëm 20-vjeçe, modelja dhe aktorja amerikane, e gjatë 1 e 78 centimetra, me përmasat '84-63-92', mund të thuhet se ka një të tashme të lavdishme e një të ardhme brilante.Revista e famshme "Vogue" e ka nxjerrë në kopertinë, duke e cilësuar thjesht si "supermodelja më hot e Tokës".Ndërkohë që vetë ajo shprehet: "E adhuroj trupin tim! Është ai që më ka dhuruar Zoti. I gjithi është natyral! Unë ndihem e sigurt me veten dhe shpresoj të frymëzoj gratë e tjera për t'u ndjerë të sigurta me trupat e tyre".