Lançon koleksionin e modës, Suri Cruise firmos marrëveshjen prej 2 mln eurosh

Edhe pse vetëm 7 vjeç, Suri Cruise përgatitet të nxjerrë linjën e saj të veshjeve të modës. E bija e Tom Cruise dhe Katie Holmes ka firmosur një marrëveshje prej rreth 2 milionë eurosh, falë ndihmës së të ëmës, e cila drejton linjën "Holmes & Yang". Ndërkohë, etiketa e vogëlushes duhet të quhet thjesht "Suri".Fëmija 7-vjeçar, e cila kryeson listat si vajza më e stiluar mes VIP-ave, pritet të lançojë koleksionin e vet për vajza të vogla, zyrtarisht në vjeshtë, në një dyqan në New York.E nëse do të rezultojë me sukses, veshjet e saj mund të shkojnë në të gjitha dyqanet përmes Amerikës së Veriut.